28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

GRUBI: Optimist i kujdesshëm për datë këtë pranverë

Sot,  kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi kishte takim me ambasadorin e Francës në vend, z. Kristijan Timonie.

Në takim Grubi e theksoi rëndësinë për marrjen e datës për fillimin e negociatave sa më shpejtë, me ç’rast theksoi se vendi i ka plotësuar kriteret politike, para së gjithash në përmirësimin e raporteve me fqinjët, por se punon me përkushtim edhe në plotësimin e reformave tjera të BE-së.

Ambasadorot Timone theksoi se në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të caktuara në prill të këtij viti, veçanërisht është e rëndësishme ato të kalojnë në një aftmosferë fer dhe demokratike, që gjithsesi do të jetë edhe një kriter shtesë për fillimin e negociatave.

Ishte i përbashkët konstatimi se vendin e presin shumë obligime në lidhje me realizimin e reformave të nevojshme të BE-së, me qëllim që të zmadhohen mundësitë për marrjen e datës për negociata.

Të fundit