Numri i tentimeve për sulme hakerike në sistemet e institucioneve shtetërore të Ekuatorit është dyfish më i madh që kur Ekuadori ia ka hequr azilin themeluesit të Ukiliksit, Xhulijan Asanzh.
Sipas zëvendësministrit të Telekomunikimit të Ekuadorit, Patrisi Real, nga java e kaluar kur Asanzhi u largua nga ambasada në Londër, faqet e presidencës të Ekuadorit, Bankës Qendrore dhe Ministrisë të Punëve të Jashtme, mes tjerave, kanë qenë cak ditor i sulmeve rreth 40 milionë herë nga ana e hakerëve.
Reali nuk akuzoi asnjë grup për tentimet hakerike për sulme, sepse është shumë e vështirë të identifikohen sulmuesit potencial. Megjithatë, ai potencoi se grupi hakerik Anonimus ka publikuar kërcënim.
Zëvendësministri i Ekuadorit shtoi se gjatë tentimeve për sulme nuk janë vjedhur të dhëna, por është vështirësuar qasja e punëtorëve dhe qytetarëve në faqet e sulmuara. Ai potencoi se Ekuadori do të marrë ndihmë sigurie në internetin nga Izraeli.
Policia londineze e arrestoi Asanzhin më 11 prill, pasi autoritetet e Ekuadorit ia hoqën azilin. Presidenti i ekuatorit Lenin Moreno menjëherë pas kësaj akuzoi Asanzhin se Ambasada i ka shërbyer për spiunim. sn/