06/05/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Han e përshëndeti votimin e Bundestagut për fillim të negociatave me BE-në në tetor

Komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë pranë BE-së, Johanes Han sonte e ka përshëndetur votimin e Bundestagut për fillim të negociatave me BE-në në tetor për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“E përshëndesim votimin e sotëm të Bundestagut gjerman për fillimin e negociatave për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në tetor. Njohja e progresit konkret është kyç si nxitje për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe kredibilitetin e BE-së!, ka shkruar eurokomisari Han në Tuiter.

Deputetët e Bundestagut gjerman sonte me shumicë votash kanë miratuar që qeveria të angazhohet për negociata qasëse me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për propozimin kanë votuar edhe pushteti dhe një pjesë e opozitës. “Për” kanë votuar 476 deputetë, kundër 122, ndërsa 16 kanë qenë të përmbajtur.

Të fundit