Mbrëmë në qendrën për Bashkëpunim Ballkanik Loja në Tetovë është hapur ekspozita Mapping Tetovo apo Hartëzimi I Tetovës. Sipas drejtorit të kësaj qendre Bujar Luma, kjo nuk është thjeshtë një hartë por është një skenim artistik I qytetit të Tetovës me të gjitha komponentat e saj. Kjo hartë sipas tij, I ka munguar Tetovës dhe do të jetë edhe online për të interesuarit.
Artistja turke Aysun Altındağ, është një krijuese e cila motivohet nga eksplorimi i botës dhe qëllimi i saj është bashkëveprimi me njerëzit. Sipas Qendrës LOJA, nëpërmjet kësaj ekspozite, do të ndihmohet qyteti i Tetovës në mënyrë që t’i bashkohet familjes së qyteteve që kanë edhe harta,-duke ofruar jo vetëm hartën e parë të qytetit, por një hartë të ilustruar.