Të tjera lajme

HENDBOLL: DANIMARKA – GJERMANIA NË FINALE E KAMPIONATIT EVROPIAN

Në finalen e edicionit të 17 të hendbollit për meshkuj që mbahet në tre shtete skandinave do të  përballen Danimarka dhe Gjermani, ndërsa vendin e tretë do ta  diskutojnë Islanda  dhe Kroacia

 Përfaqësuesja e Gjermanisë  dhe  ajo e Danimarkës të  dielën në palestrën Jyske Bank Boxen në Herning të Danimarkës do të luajnë në finale të edicionit të  17-të me radhë Kampionati Evropian e Hendbollit  për meshkuj që kësaj radhe mbahet  në tre shtetet skandinave Danimarkë, Norvegji dhe  Suedi.

Në gjysmëfinale e parë reprezentacioni i Danimarkës  mundi  Islandën  me  rezultatin  31-28. Lojtari  më  efikas tek danezët  ishte Matijas Gidsel që realizoi  7  gola , ndërsa lojtari më efikas i ndeshjes ishte islandezi Janus Smarason me  8  gola të realizuar.

 Në gjysmëfinalen tjetër reprezentacioni i Gjermanisë mundi Kroacinë gjithashtu me  rezultatin  31-28. Lojtari  më i mirë i ndeshjes  ishte  portieri Volf i cili  pati 13  mbrojtje, ndërsa më efikas me 6 gola të  shënuar ishte Lukas Zerbe,  te  Kroacia me  lojë të mirë dhe  efikase u dallua Tin Luçin me  6 gola të shënuara.

Ndeshja  finale Danimarkë – Gjermani  luhet  të  dielën në ora 18:00, ndërsa dueli për vendin e tretë Islanda – Kroacia luhet të dielën në ora 15 e 15 minuta .

 Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit