Të tjera lajme

I premtuan punë në Sllovaki në këmbim të parave, tetovari thotë se është mashtruar nga dy persona nga Gjermania

Një tetovar 410vjeçar thotë se është mashtruar nga dy persona nga Gjermania, pasi të njëjtit i kishin premtuar punë në Sllovaki, në këmbim të një shume të parave, të cilën ai e ka paguar.

“Dje (06-shkurt) në ora 16:00, një banor 41 vjeçar nga një fshat i Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se dy persona në Gjermani, njëri prej tyre nga Gostivari, i kanë premtuar në vitin 2022 se do t’i pajisin me dokumente për punë në Sllovaki, dhe ai për shërbimin e tyre, ka paguar një shumë të caktuar parash. Por deri më tani as nuk i kanë siguruar dokumentet dhe as nuk i kanë kthyer paratë. Rasti është duke u zbardhur”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Të fundit