08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

IATA: Humbjet e kompanive ajrore këtë vit – 84 miliardë dollarë

Kriza e shkaktuar nga koronavirusi i ri kompanive ajrore do t’u shkaktojë humbje vjetore rekorde prej 84 miliardë dollarësh dhe viti 2020 do të mbahet mend si “viti më i keq në historinë e industrisë së aviacionit”, kumtoi Shoqata ndërkombëtare e qarkullimit ajror (IATA).

“Financiarisht vitin 2020 do ta mbajmë mend si vitin më të keq në historinë e aviacionit industrial” tha drejtori ekzekutiv i IATA, Aleksandar de Zhniak.

Megjithatë ato do të presin qarkullimi i udhëtarëve të rritet për 55 për qind vitin e ardhshëm, nga niveli depresiv i këtij viti, por megjithatë do të jetë për 29 për qind nën nivelin e vitit 2019.

Në vlerësimin e vet të azhurnuar, shoqata parashikon se sektori i aviacionit do të vazhdojë të shënojë humbje prej të paktën 15,8 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2021. Kështu humbjet e tilla si rezultat i krizës për shkak koronës do të arrijë afër 100 miliardë dollarë. sn/

Të fundit