04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vendimet nga mbledhja e 63-të e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 63-të në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, solli konkluzione që të vendosen kontrolle dhe monitorim të përforcuara në zonat nën shënjestër të qytetit të Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit, më pas në komunat përreth Shkupit si Haraçina, Studenipani, Ilindeni, Petroveci dhe Zelenikova, si dhe në komunat e Kumanovës, Likovës, Shtipit dhe Karbincit, Tetovës dhe komunat e Tetovës Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Zhelinës dhe Jegunovcit, ku është regjistruar numër më i madh i qytetarëve që janë infektuar.

Në pajtim me këtë konkluzion, propozimi për vendosjen e masave restriktive do të shqyrtohet sërish në Komisionin për sëmundje infektive.

Në këtë drejtim, Qeveria i ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Këshillin inspektues dhe Policinë financiare të përgatisin plane të veçanta të veprimit për kontroll dhe për parandalim të devijimeve nga masat për mbrojtje si dhe sanksionim të çdo mosrespektimi të masave të sjella.
Lidhur me këtë pikë, Qeveria solli konkluzion që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar në çdo vendim për izolim që do të sillet të qëndrojë se është i obligueshëm instalim i aplikacionit StopKorona për shkak të dukshmërisë dhe kontrollit më të madh me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit korona. Çdo shkelje e dispozitave nga vendimi për izolim do të sanksionohet me karantinë shtetërore.

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi informacionin për kërkesat të cilat i realizojnë kriteret nga Thirrja publike nr. 1 për kredi nga linja kreditore nga Fondi i veçantë kreditor (FVK) me qëllim të uljes së pasojave nga virusi korona (COVID – 19_, si dhe për ndryshimet në listat e miratuara dhe e ngarkoi Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut të lidh marrëveshje për kredi me kërkuesit e kredisë të cilët i plotësojnë kriteret. Nga kërkesat e arritura dhe të përpunuara janë miratuar gjithsej 738 kërkesa në vlerë të përgjithshme prej 338.8 milionë denarë.

Në këtë mbledhje është sjellw edhe Dekret me fuqi ligjore për mbështetje financiare për përforcimin e konkurrencës së subjekteve afariste nga sfera e industrisë në periudhën pas COVID – 19, me të cilin rregullohen lloji, vlera, kushtet, mënyra dhe procedura për ndarjen e mbështetjes financiare për përforcimin e konkurrencës së shoqatave tregtare nga sfera e industrisë me qëllim që të stabilizohet dhe të ripërtërihet aktiviteti i tyre afarist duke e përfshirë kthimin e tregjeve të humbura me çka do të mbahen veprime afariste të cilat do të kontribuojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë vendore, përmes realizimit të projekteve investuese në periudhën pas-COVID gjatë muajit mars të vitit 2020 deri në dhjetor të vitit 2021.

Qeveria solli Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për veprimtari hoteliere gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin rregullohet mënyra e punës së Komisionit për kategorizimin e objekteve të hotelierisë./Almakos/

Të fundit