08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ibishi i PDSH-së: Më pak para për qeverinë dhe më shumë para për bizneset dhe qytetarët

Situata e rrënduar i ka sjellë bizneset në një pikë kritike per ekzistence, disa edhe kane bankrotuar, ekonomia është dërmuar, numri i te papunësuarve është rritur, financat familjare janë dobësuar .

Indikatorët ekonomik shënojnë rënie dramatike në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, gjë që dëshmon per situatën e palakmueshme te ekonomisë.

Duke pasur parasysh këto indikatorë dhe industritë e prekura, sektorin e shërbimeve e të prodhimtarisë, vlerësojmë se Qeveria deri tani nuk ka ofruar një ndihmë reale, konkrete, në mbështetje te ekonomisë. Këto masa që ka marr[ Qeveria per sektorin ekonomik janë të pamjaftueshme. Vlerësojme se duhet te ndërmerren hapa me adekuat dhe pa burokraci administrative.

Qeveria duhet të sigurohet qe familjet dhe bizneset të mos pësojnë dëme ekonomike me efekte afatgjate. Pra, në këtë kontekst Partia Demokratike Shqiptare parasheh dhe propozon qe Qeveria të marrë rolin e rregullatorit të denjë duke lënë anash propagandat partiake dhe të rivitalizojë jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Partia Demokratike Shqiptare propozon pika që do të jenë më të prekshme si për familjet po ashtu edhe per bizneset, te cilat janë:

Per familjet/individët:

1. Ndihme financiare prej 100EUR per çdo person mbi 18 vjeç

2. Falje të gjobave të shqiptuara gjate gjendjes se jashtëzakonshme dhe për faturat që qytetarët nuk kane arritur t’i shlyejnë gjatë periudhës pandemike

3. Falje të borxheve publike, për qytetarët e kategorisë sociale, si për shembull të faturave, gjobave, tatimeve komunale dhe taksave të tjera.

4. Te gjithë punetorët të prekur nga virusi dhe ata që janë në vetizolim t’u kompensohet paga në masën prej 100% dhe jo në masën prej 50% të rrogës mesatare, duke ju referuar pages mesatare te vitit te kaluar.

Ndërsa per bizneset, PDSH kërkon që Qeveria:

1. Te jep grante direkte dhe përparësi të taksave selektive (skema e granteve te jetë në mes 3,000 Euro deri ne 80,000 Euro per firmat që kanë nevojë urgjente për likuiditet. Skema të realizohet nëpërmjet Bankës per Zhvillim me kritere dhe procedura të caktuara. Vlera totale e këtyre granteve të jetë 250 milionë Euro dhe e njëjta të shpërndahet proporcionalisht dhe drejte sipas zonave statistikore te vendit.

2. Qeveria te garanton te bankat hua per firmat (vlera 500 milionë Euro)

3. Subvencionim te huave publike tek firmat nëpërmjet Bankës per Zhvillim. Qeveria duhet te jep kredi pa interes nëpërmjet Bankes per Zhvillim qe te mbështesë firmat, per financim te përkohshëm të kapitalit te tyre punues. Vlera e kësaj mase PDSH propozon të jetë rreth 100 milionë euro dhe e njëjta të shpërndahet proporcionalisht dhe drejte sipas kriterit te zonave statistikore te vendit.

4. Sigurimi i kredive afatshkurte per eksport. Me këtë masë ndihmohet sektori i tregtisë, që përbën një pjesë vitale të ekonomisë së sektorit privat. Vlera e siguruar e kredisë per eksport nga qeveria, PDSH, propozon te shkoj ne masën prej 50 milionë euro dhe e njëjta të shpërndahet proporcionalisht dhe drejte sipas kriterit të zonave statistikore të vendit.

Per te financuar këto vlera, Qeverise i duhet te ridimensionojë edhe me fuqishëm buxhetin e shtetit në funksion të reduktimit në masën 0% te shpenzimeve joproduktive, të shfrytëzojë me drejtë dhe racionalisht të gjitha ndihmat e pranuara nga Unioni Evropian dhe te shfyrtëzojë më me efikasitet fondet e siguruara në emër te huamarrjeve nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilët bëhen në emër te pandemisë apo edhe të gjejë rrugëdalje për mjete shtesë nga këto institucione.

Për të parandaluar keqpërdorimet e këtyre mjeteve – masave, pasi ekzistojnë indicie për këtë, për qëllime propaganduese para elektorale dhe elektorale nga partitë e mëdha duhet të ketë me patjetër transparencë të skajshme për t’i evituar keqpërdorimet e mundshme.

Driton Ibishi
Komisioni për Ekonomi dhe Financa i
Partisë Demokratike Shqiptare

Të fundit