Kryeministri Hristijan Mickoski, në emër të Qeverisë, organizoi një iftar të përbashkët duke e quajtur moment uniteti, respekti dhe ndërlidhjes shpirtërore.
Në frymën e këtyre vlerave, sic shkruan Kryeministrti në Facebook, nata ka kaluar në një atmosferë të ngrohtë dhe se takimet e këtilla rikujtojnë se dallimet paraqesin forcën tonë, kurse mbështetja e ndërsjelltë është rruga drejt një shoqërie më të fuqishme dhe më të bashkuar.
Në Iftarin e organizuar nga Kryeministri të pranishëm ishin krerët e vendit, përfaqësuesit e bashkësive fetare, përfaqësues të korit diplomatik, ministra, deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë e të tjerë.
Të njëjtën natë, por në Tiranë, një iftar të ngjashëm shtroi edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama.
Të pranishëm, krahas krerëve shtetëror shqiptar, përfaqësues të trupit diplomatik, politikanë, artistë dhe përfaqësues nga bota e medias, ishin edhe personalitet të partive politike nga Maqedonia, të cilëve, sic duken nga pamjet Kryeministri Rama u dha një rëndësi të veçantë.
Nga ky iftar, virale nëpër rrjetet sociale, është bërë një foto e përbashkët e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ku shihet në shoqëri me liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe zyrtarë të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim.
Ende nuk dihet se përse Fatmir Limani, miku i ngushtë I Kryeministrit Mickoski, zgjodhi të jetë në iftarin e Tiranës e jo në atë të Shkupit.








