15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ilaçi që në Maqedoninë e Veriut jepet pa recetë, amerikanëve po u shkakton paraliza stomaku

Në Kosovë e në RMV shitet lehtësisht e pa recetë e madje për qëllime përtej atyre për çka është i miratuar zyrtarisht. E në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ankohen se ky ilaç po shkakton paralizë të stomakut te pacientët që e kanë konsumuar ilaçin, “Ozempic”, i cili është i miratuar për trajtim të diabetit të tipit 2, por që në Maqedonj përdoret e shitet edhe për ta mundësuar humbjen në peshë.

Në një raportim të martën, mediumi prestigjioz CNN ka shkruar për ankesat e amerikanëve që kanë përdorur ilaçin për të njëjtin qëllim. Joanie Knight është një 37-vjeçare nga Louisiana. Ajo është ankuar se ky ilaç ia ka shkatërruar jetën. Ka thënë se do të donte të mos kishte dëgjuar kurrë për të. Brenda Allen, një 42-vjeçare nga Dallasi, ka folur njëjtë për ilaçin “Wegovy” që është simotër e Ozempicut. “Madje edhe tash, një vit që kur kam hequr dorë nga ky medikament, po kam shumë probleme”, ka thënë ajo, teksa ka bërë të ditur se ka pasur nevojë për trajtim emergjent për shkak të vjeljeve të shumta. Emily Wright nga Toronto kishte nisur me “Ozempicun” më 2018. Për një vit ajo ka thënë se ka humbur rreth 35 kilogramë. Por tani ajo përjeton të vjella aq shpesh sa i është dashur të marrë pushim në punë. “Jam një vit pa Ozempic, por ende nuk jam kthyer në normalitet”, ka thënë Wright.

Ilaçi për diabet, “Ozempic” dhe “Wegovy” përdorin ‘semaglutidinë’ dhe funksionojnë duke imituar një hormon që prodhohet natyrshëm nga trupi e që për rol ka ngadalësimin e kalimit të ushqimit përmes stomakut, duke bërë që njerëzit të ndihen më të ngopur për më gjatë. Por nëse stomaku ngadalëson shumë për shumë gjatë, mund të shkaktojë telashe.

Knight dhe Wright janë diagnostikuar me gastroparezë të rëndë, ose paralizë stomaku, për të cilën mjekët mendojnë se mund të ketë ardhur ose përkeqësuar si rezultat i medikamentit që e kanë marrë. Wright është ankuar edhe për diagnostikim me sindromën e të vjellave ciklike, që i shkakton vjellje disa herë në ditë.

Allen nuk është diagnostikuar për problemet e saj, por ka thënë se ato nisën pak pasi u inkurajua të merrte “Wegovyn” për të humbur peshë. Ajo po menaxhon të vjellat e saj me ilaçe të tjera.

Mjekët thonë se shumë më shumë raste të tilla po dalin në pah. Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pranuar se ka marrë raportime nga njerëzit që kanë përjetuar paralizë të stomakut.

Të fundit