17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Imer Selmani: Shqiptarët kanë të drejtë legjitime të vendosin në tavolinë çështjen e 20%

Shqiptarët kanë të drejtë të vendosin në tavolinë në mënyrë legjitime çështjen e formulimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë dhe të kërkohet zgjidhje, vlerëson ish politikane Imer Selmani, njofton KlanM.

Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke folur për zhvillimet aktuale politike, tha se, as kushtetuta dhe as ligjet e cilit do shtet nuk janë të përjetshëm dhe çdo herë do të ketë synim për përparim më të mirë dhe për më shumë të drejta.

“Në atë kohë, Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte një ndër instrumentet që të ndal konfliktin e armatosur në atë kohë dhe që të gjendet një kompromis, u gjend formulimi “20 përqind”, i cili gjithë e dinim, edhe maqedonasit edhe shqiptarët, se bëhet fjalë për shqiptarët. Tani, pas më shumë se 20 viteve, është normale të parashtrohet pyetja pse 20 përqind, kur ai është formulim për atë kohë dhe i përshtatej rrethanave të atëhershme. Tani është koha kur duhet të thuhet qartë kujt i referohet 20 përqindëshi” – tha Imer Selmani, ish politikan.

Sa i përket ikonografisë së shfaqur gjatë vizitws së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Çair dhe Tetovë, i pyetur nëse qytetarët në Maqedoni e kanë më të rëndësishme ëndrrat për shtete të mëdha apo, standard dhe infrastrukturë më të mirë, sic njofton KlanM, Selmani tha se ajo që më së shumti kanë nevojë qytetarët është shtet juridik.

“Mendoj se qytetarët sot kanë nevojë urgjente që të ndjehen se nuk janë të diskriminuar juridikisht, ajo është çështja e parë – siguri juridike. Çështja e dytë kuptohet është standard më të mirë dhe më të lartë jetësor. Po ecim në atë drejtim dhe tashmë sot nuk parashtrohet pyetja nëse mund të gjendet punë, sot zgjedhet puna” – deklaroi Imer Selmani.

Duke komentuar rastin konkret, sic njofton KlanM, ai tha se është rast i izoluar dhe se shumica e shqiptarëve jo vetëm të vend, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri janë proevropian dhe synimi i tyre është anëtarësimi në BE.

Të fundit