18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inspektorët në terren: Pavarësisht ndalimit, punëtorët mbi 60 vjeç po shtrojnë një rrugë në Kisella Vodë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska, së bashku me ekipin e inspektorëve, sot kanë bërë një vizitë të paparalajmëruar në dy kantiere në komunën e Kisella Vodës. Qëllimi i udhëtimit të tyre në terren gjatë ndalimit të punës në natyrë ishte për të parë nëse po respektoheshin masat për shkak të fazës portokalli.

Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në lokacionet në Kisella Vodë është konstatuar se janë duke u kryer punë ndërtimore – ndërtimtaria, shtrimi i rrugëve në periudhën kur është e ndaluar puna në natyrë.

Në punëdhënësin SHA Granit, një grup punëtorësh kanë shtruar një rrugë dhe disa prej tyre kanë qenë mbi 60 vjeç. Për parregullsitë e konstatuara është shqiptuar ndalim verbal për kryerjen e veprimtarisë në periudhën prej orës 11 deri në 17, e cila do të vërtetohet me vendim me shkrim.

Trenchevska dhe inspektorët nga DIT kanë vizituar edhe një kantier ku punimet ndërtimore i kryen DOOEL Trim i Lum, gjatë të cilit është vërejtur respektimi i masave lidhur me valën e të nxehtit, por inspektorët kanë vërejtur se kantieri nuk është i siguruar për punë të sigurt dhe se do t’i nënshtrohet kontrolleve të përsëritura.

Në kantierin e dytë – objekt banesor afarist ku investitor dhe kontraktues kryesor është punëdhënësi “Dabar DOOEL” – Shkup, është konstatuar mosrespektim i masave për siguri dhe shëndet në punë nga aspekti i mbrojtjes kolektive të pasiguruar të hapësirës së punës, për çka është shqiptuar masë inspektuese – vendim me të cilin ndalohet puna në zonë të pasigurt.

Inspektorët në punëdhënësin Feromonting DOOEL Shkup i kanë shqiptuar ndalimin verbal për qasje të pasigurt në vendet e punës.

Krahas kësaj, në punëdhënësin DOOEL AS MONT janë konstatuar edhe punëtorë të cilët janë pa marrëdhënie të rregulluar të punës, në përputhje me dispozitat ligjore, për të cilat do të shqiptohet masë kontrolli, duke urdhëruar punëdhënësin të krijojë marrëdhënie pune për personat e konstatuar, përkatësisht të lidhë kontrata pune dhe t’i regjistrojë në sigurimet e detyrueshme shoqërore.

Ministrja Trençevska theksoi se shëndeti dhe mirëqenia e punëtorëve për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale është në radhë të parë dhe kjo është arsyeja që ministrja vendosi të jetë sot në terren. Sipas saj, masat e ndërmarra nga Qeveria janë në të mirë të qytetarëve dhe ato duhet të respektohen.

Të fundit