Deri ditën e mërkurë rreth 400 persona nga Tetova kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal . Kryesisht janë të moshuarit ata që janë më shumë vaksinohen, ndërsa viteve të fundit interesimi për vaksinën kundër gripit sezonal gjithnjë është në rritje, thonë nga Instituti për Shëndet Publik në Tetovë. Sipas mjekëve nga ky institucion janë dhënë mbi 300 vaksina për personat të cilët paraprakisht janë paraqitur përmes sistemit Vakcinacijata.mk. Këto janë vaksinat pa pagesë që janë dhënë, ndërsa vaksina me pagesë janë dhënë mbi 70 doza.E tërë kjo bëhet për të ulur numrin e personave me grip sezonal, thonë mjekët.
“Më shumë ka persona që janë të moshuar, pastaj personat me sëmundje kronike, ka edhe raste që dëshirojnë të vaksinojnë fëmijët nën moshën 5 vjeçare, sidomos fëmijët me imunitet më të dobësuar edhe gratë shtatëzëna mund të vaksinohen por interesini nuk është aq i lartë, ndërsa tek kategoritë tjera interesimi çdo vit është në rritje” thotë Naim Skenderi Specializant i Epidemiologjise.
Mjekët vazhdojnë që të apelojnë që qytetarët sa më shumë të vaksinohen. që të jenë të mbrojtur.
“Vaksnimi është njëra nga metodat dhe mënyrat për të parandaluar paraqitjen e një sëmundje ngjitëse, në këtë rast gripin sezonal. U bëj apel të gjithë qytetarëve sidomos kategorive më të rrezikuara që të vaksinohen me këtë vaksinë sespse nëse nuk mund të mbrohemi tërësisht nga gripi, të paktën të zvogëlojmë numrin e rasteve të reja dhe kjo është shumë e rëndësishme për personat me sëmundje kronike, për të moshuarit, por mos I harruar edhe puntorët shëndetësorë.Kjo është vetma mënyrë për t`u mbrojtur nga gripi”, thotë mjeku Skenderi.
Qytetarët të cilët vaksinohen shprehen se më mirë është që të mbrohesh dhe parandalosh se sa të shërohesh.
“Më mirë është që mbrohemi para kohe, sepse dihet se ne më të rritur gjithmonë jemi të ekspozuar më shumë ndaj rreziqeve. Mendimi im dhe apeli im është që qytetarët të vaksinohen.Më mirë të pengosh dhe parandalosh se sa të shërohesh”, thotë një qytetar.
Vaksinimi filloi me 25 tetor ndërsa sipas puntorëve shëndetësorë, doza ka në sasi të mjaftueshme dhe apelohet që qytetarët sa më shumë të vaksinohen për t`u mbrojtur nga gripi sidomos në këtë periudhë kur rreziku prej gripit është i madh. Në total në vendin tonë kanë mbërritur 60 mijë doza, të katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal, të destinuara për vaksinim falas.