24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Intervenime të SPB Tetovë për mosrespektimin e ndalesës për transportin publik

Policia e Tetovës intensivisht punon në paralajmërimin e transportuesve me furgon për masat qeveritare për ndërprerjen e transportit publik të udhëtarëve me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit. Sipas informacioneve nga SPB Tetovë tani për tani kryhen paralajmërime, por pas hyrjes në fuqi të dekretit nuk do të ketë kurrfarë toleranca dhe të gjithë shkelësit e masës në mënyrë adekuate do të sanksionohen.

“Menjëherë pas sjelljes së vendimit qeveritar, SPB Tetovë ka përgatitur plan-aneks të veçantë me të cilin rregullohen forma, mënyra dhe dinamika e implementimit të tij praktik, gjegjësisht hyrja dhe dalja e automjeteve në dhe nga Tetova. Tani më për të katërtën ditë në tre pika, të locuara në rrugët ‘Marshal Tito’ (tek Monopoli), ‘Ivo Lola Ribar’ (në afërsi të stadiumit të futbollit) dhe ‘Ilindenska’ (në dalje të Gostivarit) kryhen kontrolle të vazhdueshme të automjeteve, me ç’rast edhe njëherë dua të përkujtoj se tërësisht e ndaluar është hyrja në Tetovë e operatorëve ndërurban të autobusëve,, taksive me furgonë dhe të gjithë pjesëmarrësit në transportin lokal publik”, theksoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë. fb/

Të fundit