14/06/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Investime kapitale në arsim dhe kulturë në vitin 2023

Investimet kapitale ishin prioritet në vitin 2022, ashtu do të jetë edhe këtë vit – do të ndërtohen objekte të reja dhe do të rikonstruohen rreth 30-të shkolla në vend. Infrastruktura do të përmirësohet edhe në arsimin e lartë – do të punohet në kushte të reja për Universitetin “Nënë Tereza”, ndërsa pas një periudhe më të gjatë, është paraparë të vazhdojnë aktivitetet punuese në objektet e Fakultetit për edukatë fizike dhe të FINKI-it, të cilat ishin ndërprerë.

Këtë e kumtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në panelin e dytë, me rastin e përvjetorit të Qeverisë – “Projekte kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetës dhe zhvillimit të kulturës në kushte të krizës”.

Shaqiri tha se në vitin 2023 së bashku me Bankën Botërore do të realizojnë projektin që 118 shkolla të kenë kushte më të mira. Motivimi i arsimtarëve, tha ai, krahas pagës, e cila në vitin 2022 është rritur për 15 për qind, janë edhe kushtet e mira në shkolla.

“Për këtë shkak ky është prioritet i rëndësishëm. Në mbi 100 shkolla kemi laboratori të reja – për nxënësit dhe arsimtarët”, tha Shaqiri dhe shtoi se projekti i planifikuar i optimizimit të rrjetit në shkollat fillore nuk do të thotë më pak arsimtarë, por shkolla më të mira.

Ministri u përqëndrua edhe në vitin 2022, për të cilin tha se ishte vit i sfidave, pasi ka filluar pandemia, pastaj ka vijuar greva e SASHK-ut dhe përfundoi me sulmet kibernetike.

Ai potencoi se edhe në kushte të tilla, MASH miratoi programe arsimore në arsimin fillor, në pajtim me reformat që janë në vijim, është punuar në ligjet për arsim të mesëm dhe të mesëm profesional, në rritjen e pagave të arsimtarëve dhe stërvitje në drejtim të motivimit të tyre. Shaqiri nënvizoi se i suksesshëm është koncepti i inkluzivitetit, e po ashtu edhe se për herë të parë është rritur numri i bursave nga kategoritë sociale dhe do të ndahen 300 bursa shtesë.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinova Stojçevska, megjithatë, në fjalimin e saj në panel tha se këtë vit prioritet do të jetë mbrojtja e përmendoreve nga Lufta Nacional Çlirimtare dhe do të shënohen më shumë përvjetorë.

“Duhet t’i mbrojmë nga koha dhe moti i keq themelet dhe përmendoret, të cilat dëshmojnë identetin tonë, historinë tonë të posaçme”, tha mes tjerash Kostadinovska-Stojçevska.

Në vitin 2023 do të shënohen 60 vjet nga tërmeti katastrofik në Shkup, me ç’rast, siç tha ajo, “në 60-vjetorin Shkupi duhet të përjetojë të a.q. çlirim nga stiropori dhe shija e keqe e Shkupit 2014”.

“Shkupi është kryeqendra e jonë, me të cilën do të mundohemi të bëhemi kryeqendra e kulturës në vitin 2028…”, tha ministrja e Kulturës.

Në panelin ajo tha se të punësuarit në kulturë kanë paga dinjitoze.

“Para një viti thash se fokusi i mandati tim është investimi në kulturën e gjallë. Besoj se kombinimi më i dobishëm janë investimet kapitale, por edhe investimi në kapitalin njerëzor, të cilat duhen të shkojnë hap pas hapi”, tha Kostadinovska-Stojpçevska në panelin “Projekte kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetës dhe zhvillim të kulturës në kushte të krizës

Të fundit