28/04/2024
19 C
Tetovo

Të tjera lajme

Isa Elmazi nga klubi karatesë FATI udhëton për në Dubai në turneun prestigjioz Karate 1-Youth League Fujairah 2024

Karateisti i klubit FATI nga Tetova, Isa Elmazi do të jetë njëri nga të rinjtë që do të jetë pjesë e garave botërore në turneun prestigjioz në Karate 1-Youth League Fujairah 2024 që do të mbahen në Dubai.

Sot, anëtari i klubit tonë Isa Elmazi udhëtoi për në Dubai në turneun prestigjioz Karate 1-Youth League Fujairah 2024. – Isa Elmazi para disa muajsh morri pjesë në të njejtin turnir por në Venecia dhe doli i dyti, një garë shumë e fortë me rezultat perfekt por dhe një përvojë shumë e madhe për shkak se është shumë i ri dhe me perspektivë të madhe. Isa nesër do të ketë matjen dhe të diellen do garoj në kategorinë U14 në +55 kg. Si trajner i tij mendoj që Isa do të vazhdoj me rezultate pozitive, lëndim nuk ka dhe jam i mendimit që do të arij piadesitalin edhe në këtë garë shumë të fuqishme në Dubai. Urojm të ketë suksese, u shpreh Arlind Huseini trajner i Klubit të Karatesë, FATI.Top24

Të fundit