25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ish kryemnistri Buçkovski: Është humbur beteja por jo edhe lufta,vetoja bullgare gabim strategjik

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski për televizionin bullgar TV Evropa tha se vetoja bullgare ka qenë gabim strategjik.

“Kishim shpresa se Bullgaria evropiane do ta evropianizonte Ballkanin Perëndimor, por për fat të keq pamë ballkanizim të Evropës. Gjuhë të urrejtjes në Maqedonia ka, por jo nga partia politike në pushtet, por gna opozita dhe nga mediat e saja”, ka theksuar Buçkovski.

Sipas tij, ka politikanë bullgarë të cilët e keqpërdorin kontestin dhe kjo pengon marrëdhëniet bilaterale.

“Është humbur beteja por jo edhe lufta. Nuk ka arsye logjike për anulim të vendimit për nisje të bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”, tha Buçkovski.

Të fundit