21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli i ambasadorëve: Bullgaria nuk i është prezentuar botës si vend i orientuar evropian

Këshilli i ambasadorëve shprehu keqardhje për veton e vendosur nga Bullgaria, e cila bllokon fillimin e negociatave të vendit me Bashkimin Evropian. Në kumtesë nga Këshilli i ambasadorëve theksohet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk mund të zhvillohen midis vendeve, duke mohuar të kaluarën e popujve, vlerat e tyre gjuhësore dhe kulturore nga pozita e vetos, si e drejtë ekskluzive e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian për vendet kandidate ose aspirante.

“Me këtë akt të pashembullt, Republika e Bullgarisë nuk iu prezentua botës si një vend i orientuar evropian, që respekton dhe zbaton vlerat dhe standardet evropiane të vetëvendosjes, të drejtat e njeriut, demokracinë, vlerat gjuhësore dhe kulturore dhe diversitetin. Këshilli i ambasadorëve konsideron se nëse humbet mundësia e një zgjidhjeje të përshtatshme deri në Samitin e BE-së, në kuadër të reformave të fundit të procesit të zgjerimit të BE-së, do të humbet mundësia për korrigjimin e parimit të konsensusit të përgjithshëm gjatë marrjes së vendimve në mënyrë më bashkëkohore dhe efikase për të marrë vendime”, thuhet në kumtesë.

Këshilli i ambasadorëve u bën thirrje vendeve anëtare të Unionit, e posaçërisht Republikës së Bullgarisë, të bëjnë përpjekje reale dhe të kontribuojnë në Këshillin Evropian për të marrë vendimin e duhur, respektivisht deri në dhjetor Republika e Maqedonisë të Veriut dhe BE-ja të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare dhe të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Të fundit