18/05/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

ISHP: Në Liqenin e Ohrit derdhen ujëra fekale

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar një raport, pas monitorimit të cilësisë dhe sigurisë së ujërave sipërfaqësore për larje në Liqenin e Ohrit.

Sipas asaj që theksohet, vërehet se shtëpitë private përgjatë gjithë bregdetit si dhe vendbanimet rurale: Trpejca, Lubanishta dhe Radozhda përdorin gropa septike për ujërat e zeza komunale, zbrazja e të cilave bëhet në vendet e shërbimeve publike.

“Në fshatin Radozhdë, gropat septike nga shtëpitë ose derdhen direkt në liqen, ose duke qenë se ndodhen në breg të plazhit, zhyten në liqen dhe kështu janë ndotës të drejtpërdrejtë të të njëjtit”, thonë nga ISHP.

Në raport e ISHP-së thuhet gjithashtu se ka një derdhje të ujërave sanitare dhe fekale direkt në shtretërit e lumenjve nga disa shtëpi private. Por duke qenë se është një liqen me një numër të konsiderueshëm burimesh, me rrjedhje të vazhdueshme uji, me masë të madhe ujore me aftësi vetëpastrimi, kjo ndotje nuk shkakton ndryshime të mëdha në klasën e ujit.

Të fundit