Bashkëmoshatarët e tij zakonisht kohën e lirë e kalojnë duke luajtur në telefon, ndërsa Ismail Shasivari nga Reçica e Madhe e Tetovës, dëshiron që të ndajë disa orë për të shkruajtur poezi dhe prozë. Këtë ai e bën me sukses edhe në gjuhën amtare shqipe, edhe në atë maqedonase.
Që nga mosha e hershme ai ka shkruar në të dy gjuhët dhe tani është rrugës për të pasur poezitë dhe tregimet e tij në numër më të madh.
Mësuesit e gjuhës maqedonase dhe shqipe në shkollën “Përparimi”, pas katër muajve pasi janë takuar me Ismailin e kanë parë se ka kreativitet dhe talent, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse gjuhën maqedonase e ka mësuar për tre vjet, Ismaili shprehet shumë mirë dhe krijon, për dallim nga nxënësit tjerë të moshës së tij, thotë për “deca.mk” mësuesja e tj, Violeta Tomeska. Në tetor kur ka qenë ushtrimi i parë me shkrim, ajo i ka vërejtur aftësitë e shkëlqyera të Ismailit.
“Derisa flisnim për ushtrimin me shkrim, e pyeta Ismailin nëse ai dëshironte të merrte pjesë në një konkurs çmimesh nga një klub letrar në Tetovë. Ai u përgjigj se e dëshironte atë dhe se kishte një fletore me vargje që i kishte shkruar. Ai më tregoi fletoren, kështu që ne ramë dakord të aplikonim për disa gara, ku më pas iu dha një çmim. Ai dallohet për krijimtarinë dhe shkrimin e tij. Temat e tij janë të ndryshme dhe të pasura”, thotë mësuesja Violeta.

Ismaili është pyetur se si ka arritur ta zotërojë gjuhën maqedonase aq mirë sa që tani e përdor atë për poezi dhe prozë, ai menjëherë u përgjigj se i pëlqen të shikojë përralla popullore maqedonase. Duke parë ato histori, ai mësoi gjithashtu gjuhën dhe u njoh me shumë nga gjërat e treguara në to.