Ka filluar sezoni i vjeljes së mollëve. Në krahasim me vitin e kaluar shkaku I ngricave pranveroren sasia e mollëve ka rënë afro 80 përqind përkundër faktit se cilësia dhe çmimet janë nivel
Ky është sezoni i vjeljes së mollëve, ndërsa në plantacionet në vend mbizotëron një laramani ngjyrash. Për kultivuesit ky sezon nuk ka qenë edhe gjithaq i frytshëm, bazuar edhe te fakti se këtë vit ka 80 për qind më pak rendimet, shkaku i ngricave që ndodhi në fillim të pranverës
“Sivjet shkaku i ngricave pranverore sasia është 80 për qind më pak, ndër sa cilësia është në nivel si duhet, mirëpo shkaku i ngricave pranverore ka dështuar sasia”.
Por ajo që i shqetëson më së shumti ata që kultivojnë këtë rendiment është plasmani në treg. Vendi ynë ka sasi të mëdha të mollëve, madje më shumë se sa i nevojitet, prandaj shitja e tyre do të jetë e vështirë.
“ Me plasmanin nuk kemi problem se sivjet ka mungesë të madhe të mollëve çmimi është I lartë dhe besoj që të mbetet gjithmonë ç’ashtu pasi ka pasur ngrica dhe janë zvogëluar edhe sipërfaqet shkaku se nuk ka njerëz për të punuar. Edhe çmimi do të jetë i lartë”
Ashtu si kultivues të shumtë që merën me këtë rendiment edhe Amet Ismaili nga Sellarca e Epërme, problemin më të madh e ka me fuqinë punëtore ndaj edhe punojnë familjarisht vetëm e vetëm për ti mbuluar ato.
“Vjeljen e bëjmë me familjarët tanë shkaku se nuk ka punëtorë, Edhe sasitë i kemi zvogëluar i kemi shkulë gjysmën e sipërfaqeve i kemi bërë dru shkaku i punëtorëve’’,. tha ai
Ashtu si Amet Ismaili edhe kultivuesit tjerë të mollëve në vendin tonë ndihmesë të vetme nga shteti kanë subvencionet e zakonshme .
Në nivele republikan çdo vit mesatarisht mbillen rreth 3 mijë hektar, ndërsa pritet që të mblidhen rreth 50 deri 60 mijë tonë mollë. Krahasim me vitet e kaluara, këtë vit si duket do të ketë shumë më pak rendiment.
SHABAN SINANI – TV KOHA







