03/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Itali, Kovid-19: Mjekët janë në fund me forcat, edhe vetë po sëmurën

Në spitalin italian Oglio Po, prej 25-90 mjekë janë infektuar me koronavirus, që e rrit presionin ndaj sistemit shëndetësor i cili tashmë është mbingarkuar nga pandemia.

“Pesë të punësuar në spital janë të infektuar me koronavirus”, deklaroi shefja e spitalit Daniela Ferari.

Ata dhe punonjësit shëndetësor si ata pothuajse sigurt e kanë përhapur virusin, madje edhe nëse nuk e kanë ditur para se të nevojitet shërim ose të shkojnë në vetizolim, besojnë ekspertët dhe sindikatat e mjekëve. Gjendja është përkeqësuar nga fakti se nuk ka pasur maska dhe doreza të mjaftueshme gjatë zbulimit të infeksionit para një muaji.

Në fund jemi me forcat”; deklaroi mjeku Romano Paoluçi, i cili u kthye nga pensioni për t’i ndihmuar spitalit Oglio Po në Kremona, njëri nga qytetet më së shumti i goditur në Lombardi. “Nuk kemi resurse të mjaftueshme dhe veçanërisht personel sepse, mes tjerash, edhe personeli tani po fillon të sëmurët.

Në Lombardi rajon me më së shumti të infektuar dhe të vdekur, të paktën dy spitale u bënë vatra të infeksionit. Pacientët e kanë infektuar personelin mjekësor, i cili pastaj e ka përhapur virusin me shpërngulje në bashkësitë e tyre para se të vendosin karantinë të rreptë.

“Ai është një faktor që kontribuoi për përhapje të shpejtë të tillë të virusit”; tha Xhuzepe Remuzi, drejtor i Institutit për hulumtime farmakologjike Mario Negri. “Pacientët infektuan pacientë të tjerë dhe mjekë të cilët pastaj dolën dhe i infektuan të tjerët”, tha Remuzi.

Në nivel nacional, 4.268 punonjës shëndetësor, ose 0,4 për qind e numrit të tërësishëm, janë infektuar me virusin deri më 20 mars, sipas Institutit nacional të shëndetësisë.

Në Bergamo, Lombardia veri-lindore, 134 mjekë amë, 600 ose 22 për qind, janë sëmurë ose janë në karantinë”, thotë Guido Marinoni, shef i shoqatës lokale të mjekëve për praktikë të përgjithshme. Vdiqën tre mjekë.

“Situata është ende më e keqe në shtëpitë e pleqve – të infektuar janë 1464 punonjës shëndetësor prej 5.805.

Shefi i shtabit qeveritar për kriza për luftë me pandeminë e koronavirusit deklaroi se Italisë i nevojiten 90 milion maska në muaj dhe i ka “aktivizuar të gjitha kanalet e mundshme” që t’i marrë.

Guvernatori i Lombardisë, Atilio Fontana, deklaroi të enjten se ka nënshkruar marrëveshje për katër milion maska nga Jordani. Në disa spitale dhe qendra shëndetësore në Milano, publike dhe private, të punësuarit dhe sindikatat gjithashtu ankohen në masat joadekuate për mbrojtje të të punësuarve. sa/

Të fundit