Shumë italianë janë detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre në pjesën veriore të vendit pasi i vërejtën dridhjet e një tërmeti. Dridhja ndodhi në rajonin e Tuskanës.
Tërmeti e kishte fuqinë e 2.6 shkallëve të Rihterit, ndërsa lajmin e konfirmoi Instituti Italian i Gjeologjisë dhe Vullkanologjisë.
Epiqendra e tërmetit ishte pesë milje në thellësi të tokës. Nuk ka raportime për dëme materiale, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Dridhja e goditi veriun e Italisë në ditën e parë të izolimit të plotë të vendit për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Mbi 460 persona kanë vdekur dhe më shumë se 9 mijë të tjerë janë infektuar në shtetin më të goditur nga virusi i ri në Evropë.