19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ivanovska: Njerëzit largohen për shkak të nepotizmit, klientelizmit

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska në debatin e TV21, Click Plus, theksoi se ajo që më së shumti na mungon është respektimi.

Jo vetëm respektimi i ligjeve, por sipas Ivanovskës, tek ne mungon edhe respekti mes njerëzve.

“Jo vetëm ligjet, respektimi edhe mes njerëzve mungon. Tek ne sueta disi si të dominojë dhe kjo është shkatërruese për një shoqëri. Njerëzit po ikin nga shteti përshkak nepotizmit, klientelizmit dhe përzierjes së politikës në çdo segment”, shprehet ajo, informon Zhurnal.

Ivanovska potencon se të gjithë duhet të kontribojnë për çrrënjosjen e korrupsionit.

“Më gëzon fakti që qytetarët e dinë se kjo u pengon dhe gjithnjë e më tepër reagojnë haptazi. Nga tjetra anë është keq që korrupsioni është ngritur në vendin e parë në shtet”, konstaton IVanovska.

Për heqjen e aktvendimit për ish gjykatësin Vlladimir Pançevski Ivanovska thotë:

“Raste gjyqësore nuk komentohen. Gjithsesi ajo është Gjykata Supreme dhe ashtu ka vendosur. Pançevski ishte në listën e zezë të Stejt Departmentit, por kjo është kjo”, vlerëson Ivanovska.//Zhurnal.mk

Të fundit