24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angellovska Bezhoska – Azeski: Masat e BP-së e zbutën goditjen e pandemisë ndaj ekonomisë

Masat dhe politikat të cilat i zbatoi Banka popullore (BP) gjatë pandemisë kontribuuan për zbutjen e goditjes ndaj ekonomisë, e më pas ndihmuan edhe në procesin e rikuperimit, u cek në takimin mes guvernatores së Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe kryetarit të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.

Sipas tyre, fleksibiliteti rregullator gjatë pandemisë kontribuoi për mbështetje solide kreditore pas normave të interesit dukshëm të ulura, që u ndihmoi ndërmarrjeve në zhvendosjen e sfidave me likuiditetin.

Në takimin e punës, siç informuan nga BP, u bisedua rreth sfidave rrjedhëse me të cilat përballen kompanitë e vendit. U cek lidhshmëria e lartë e ekonomisë vendore me Bashkimin Evropian, si partneri ynë më i madh tregtar.

“Pandemia e zgjatur ndikoi ndaj likuiditetit të subjekteve ekonomike në BE, që gradualisht filloi të ndjehet edhe tek ndërmarrjet e vendit të cilat prodhimet e veta i plasojnë në tregjet evropiane, e posaçërisht në atë gjerman. Gjithashtu, rikuperimi pas pandemisë i ekonomisë evropiane ndikoi pozitivisht ndaj realizimeve edhe të ekonomisë vendore”, u cek nga Oda ekonomike.

Megjithatë u cek se paparashikueshmëria është e madhe, posaçërisht duke e pasur parasysh krizën energjetike dhe tensionet gjeopolitike, kumtoi BP.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska, shtohet në kumtesë, iu referua realizimeve të fundit makroekonomike, të cilat udhëzojnë për rritje të ekonomisë vendore në pajtim me projeksionet makroekonomike por edhe rreziqe të pranishme.

“Lidhur me lëvizjet e çmimeve u cek se tani për tani lëvizja rritëse e inflacionit i referohet kryesisht dy faktorëve lidhur me rritjen e çmimeve të energjensëve dhe ushqimit në tregjet ndërkombëtare financiare. Në rrethana të tilla, tani për tani politika monetare është zbutur, në mënyrë që të mundësohet mbështetja adekuate financiare e rritjes ekonomike. Megjithatë, Banka popullore i ndjekë me kujdes lëvizjet edhe tek faktorët vendorë, në bazë të rregullt e rishqyrton gatishmërinë e politikës monetare dhe është e gatshme për reagim adekuat”, saktësohet në kumtesë.

Në takimin e punës u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bankës popullore dhe Odës ekonomike, përmes informimit të rregullt të ndërsjelltë për lëvizjet makroekonomike, si dhe për pikëpamjet e sektorit privat për kushtet ekonomike në vend dhe në ambientin ndërkombëtar.

Të fundit