28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ja kush pritet të jetë zëvendësministër i MPB-së në Maqedoni, zbardhen edhe emra tjerë?!

Pas pothuajse dy javësh nga emërimi i ministrave të Qeverisë “Zaev 2”, partnerët e koalicionit, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, ende po vazhdojnë bisedimet për emërimet në eshalonin e dytë dhe të tretë, konkretisht se kush do të drejtojë me postet zëvendësministrore, sekretariatet dhe drejtoritë.

TV21 nga burime të afërta me të dyja partitë merr vesh se BDI është dorëhequr nga postit i zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me qëllim që ta ruajnë postin e drejtorit në ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”. Tani posti zëvendësministror në MASH pritet t’i takojë Lëvizjes Besa.

Jozyrtarisht TV21 mëson se ka mundësi që Nazim Bushi nga BDI të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bushi deri më tani ka qenë kryetar i Bordit Drejtues në Telekom-Maqedoni.

Por agjencia e lajmeve INA gjatë javës së kaluar nxorri emra për zvministrat duke u thirrur në burime partiake.

Zëvendës ministër në Mbrojtje – Shiret Elezi nga Gostivari që deri tani ka ishte zv/ministre e financave;

Zëvendës ministër në Transport dhe Lidhje -Rexhail Ismaili nga Kumanova/Likova;

Zëvendës ministër në Shëndetësi – Arjeta Veliu nga Struga;

Zëvendës ministër në Drejtësi – Driton Kuçi nga Shkupi;

Sa i përket ish-Ministrit për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski, TV21 mëson se ai do të emërohet drejtor në Drejtorinë e Doganave, ndërkaq ish-drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Zoran Kitanov, mësohet se do të zhvendoset në “Hekurudhat e Maqedonisë”.

Të fundit