20/05/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë arrestuar 49 persona për mosrespektim të ndalesës për lëvizje

Gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar se në nivel të tërë shtetit 64 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast 49 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa adekuate. Njëzetë persona e kanë shkelur masën mbajtje e obligueshme e maskave mbrojtëse.

Siç kumtoi MPB-ja, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit 107 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 54 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.

Policia gjatë kontrolleve të kryera nuk ka evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetëizolim. sn/

Të fundit