03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Redfild: Deri më 1 qershor në SHBA do të ketë më shumë se 100.000 të vdekur nga Kovid-19

Drejtori i Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) Robert Redfil, paralajmëroi se modelet e qendrës së tyre parashikojnë se numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA deri më 1 qershor do të tejkalojë 100.000.

“CDC ndjek 12 modele të ndryshme për parashikimin e rasteve të mundshme të vdekjeve nga Kovid -19 në SHBA. Deri më 11 maj të gjitha modelet parashikonin rritje të rasteve të vdekjes gjatë javëve të ardhshme dhe se deri më 1 qershor numri i përgjithshëm do të tejkalojë 100.000 të vdekur”, thekson Redfild në Tuiter, transmeton Si-En-En.

Sipas “Worldometers”, deri tani në SHBA nga koronavirusi kanë vdekur 88.507 persona, ndërsa më shumë se 1,4 milionë njerëz janë infektuar. sn/

Të fundit