19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë zgjedhur 18 prokurorë të rinj në 12 prokurori në mbarë vendin dhe një prokuror publik themelor në Prokurorinë Publike Shtip.

Këshilli i prokurorëve publik sot mbajti seancën e 80-të, në të cilën u zgjodhën 18 prokurorë publikë në 12 prokurori publike në mbarë vendin dhe një prokuror publik themelor në Prokurorinë Publike Shtip.

Për Prokurore Publike Themelore në Prokurorinë Themelore Publike Shtip është zgjedhur kandidatja e vetme e regjistruar Tatjana Kacarova, gjegjësisht ushtruese e detyrës.

Këshilli i Prokurorëve Publikë ka zgjedhur gjithsej 18 prokurorë publikë të cilët do të marrin detyrën duke filluar nga muaji i ardhshëm në:

Manastir – Borce Korunovski dhe Marija Curlinovska,  Veles – Aleksandra Stankovska,  Gostivar – Ilir Yakupi, Barlet Xhaferi dhe Aleksandra Dimoska,  Dibër – Anita Grazhdani Paçuku,  Delçevo – Suzana Boshnakovska , Kërçovë – Albulena Abazi dhe Emrah Mihtaroski,  Kumanovë – Samir Akifi,  Ohër – Kristina Ilieska Atanasova,  Prilep – Stevço Binovski,  Sveti Nikole – Darko Cvetanovski,  Strugë – Ermira Musa-Nura dhe në Tetovë – Ilir Abdurahmani , Nina Dimitrieska dhe Jetmir Bexheti .

Në seancën e sotme, ndër të tjera, u miratuan procesverbalet e seancës së 78-të dhe 79-të të Këshillit.

Në pika të ndryshme, Këshilli diskutoi deficitin e prokurorëve në prokuroritë e tjera dhe zgjidhjet e mundshme për të njejtat.

 

 

Të fundit