Brenda këtye ditëve pritet të lëshohet më në fund çerdhja e re “Rinia” në Tetovë.Kështu kanë bërë të ditur nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.Sipas tyre, lista e pritjes së fëmijëve që presin të regjistrohen në çerdhe është e gjatë, respektivisht 300 fëmijë presin të shkojë në çerdhe.“Për fat të keëq, lista e pritjes është diku të 300 fëmijë, edhe pse çerdhja e re nuk do të ketë kapacitetin për të akomoduar të gjithë këtyre 300 fëmijëve, mirëpo kjo çerdhe ka kapacitet për 130 fëmijë dhe brenda ditëve shumë shpejt do të fillojë me punë dhe këta fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhen e re.Çerdhja e re do të hapet me kapacitet të plotë pasi që është në rrjedhë edhe procesi i konkurseve dhe do të funksionojë normalisht në kuadër të çerdhes ekzistuese, pasi që është një çerdhe, pra çerdhja Rinia me disa objekte të shpërndara në qytet dhe jo vetëm”, deklaroi Nazmi Dauti, përfaqësues i Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës.Në objektin e ri të çerdhes që pritet të lëshohet në përdorim këtyre ditëve gjithsej janë bërë 49 punësime.“Momentalisht nuk i kemi të dhënat e sakta veçmas si janë punësimet, por i tërë personeli që nevojitet për të funskionar është siguruar, duke filluar nga edukatore, përkdhelëse, personel teknik, kuzhinier ku gjithsej janë punësuar 49 personel i ri adekuat, me një fjalë personi që i nevojitet çerdhes është punësuar. Për këtë vit besoj se është i mjaftueshëm, por nëse vitin e ardhshëm nevojiten punësime të reja atëherë komuna e Tetovës në bashkëpunim me Ministrinë e Politikës Sociale do të parasheh punësime tjera, nëse paraqitet nevoja” deklaroi Dauti. Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe RinisëFatmir Limani, thekson se dikasteri që drejton ai, ka bërë të gjitha hapat e nevojshëm dhe tashmë është në duart e komunës që të bëjë hapjen e çerdhes së re. “Çerdhes Liria ia kam ndarë edhe punësimet, edhe pëlqimet, ngelet atyre ta hapin, unë nuk mund të hap edhe çerdhe.E imja ishte të siguroj punësimet, ua kam siguruar, e imja ka qenë t`ua siguroj mjetet për ndërtim, ua kam siguruar, pjesën tjetër të menaxhimit e kanë për detyrë drejtorët dhe institucionet komunale” tha Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe RinisëFatmir Limani.Në ndërkohë, komisioni për dhënien e liçencave për edukatore ende nuk funksionon, kurse nga ana e Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës thonë se në konkursin që është shpallur për dukatore, personel teknik, kuzhinier etj, konkursi është i hapur dhe këta vende do të plotësohen./TV KOHA/







