14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Jovanovska: Lehona me koronavirus është në gjendje të mirë shëndetësore, foshnja nuk ka koronavirus dhe është në gjendje stabile

Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në Shkup Viktorija Jovanovska sot deklaroi se lehona me koronavirus është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa foshnja, për të cilën është konfirmuar se është negativ në koronavirus, është në gjendje stabile shëndetësore, edhe pse ka lindur para kohe.

“Foshnja është negative në koronavirus. Do të doja të qetësoja gratë shtatzëna dhe t’u bëj apel atyre që të mos e shtrembërojnë të vërtetën, mos të gënjejnë dhe të mos fshehin faktet. Të gjitha njohuria, megjithëse të kufizuar, janë se shumë pak gra shtatzëna do të sëmuren dhe do të jenë me formë të lehtë të sëmundjes. Nëse i deklarojnë me saktësi ndryshimet në shëndetin e tyre, gjithçka që po ndodh me familjen e tyre ose marrëdhëniet dhe kontaktet e tyre sociale do të jenë të sigurta edhe ata edhe foshnjat e tyre”, tha Jovanovska në programin e mëngjesit në Sitel.

KGJO, siç tha ajo, funksionon në kushte të jashtëzakonshme, ndërsa vendimet e Klinikës i sjell trupi koordinues profesionist. sn/

Të fundit