01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Joveski nuk është më i nevojshëm”, LSDM tërheq propozimin për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese

LSDM-ja e tërhoqi propozimin që ish-kryeprokurori publik, Ljubomir Joveski të zgjidhet për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, me çka u shter rendi i ditës dhe përfundoi diskutimi i seancës së 13-të të Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Parlament. Gjykata Kushtetuese ka kohë që punon me një përbërje jo të plotë, pasi në Parlament ka ngecur procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

Tërheqjen e kandidimit të Joveskit e ka komentuar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, duke e cilësuar atë si “ekzekutuesin kryesor politik, pasues të verbër dhe mbrojtës të krimeve të pushtetit në 6 vitet e fundit”.

“Ai e bëri punën e tij dhe për këtë – dëmin më të madh e pësoi drejtësia maqedonase, kështu që tash LSDM-ja duke u shtirur si parti përgjegjëse, hoqi dorë nga Joveski. Ljubomir Joveski nuk është më i nevojshëm, sepse e përmbushi detyrën për të cilën ishte emëruar dhe kështu krimet e LSDM-së dhe BDI-së u mbrojtën për 6 vjet. Mandati i tij u pasua nga shumë skandale, akuza të panumërta, çështje të fshehura, vendime qesharake dhe të çuditshme, lirime kriminelësh dhe shumë vendime dhe vendime të urdhëruara nga partia. Nga Lubomir Joveski nuk ka më asnjë dobi LSDM dhe ashtu si me Katica Janevën dhe Vilma Ruskovskën, ata hoqën dorë nga ky njeri për të mbrojtur sërish interesat e tyre partiake”, tha Stojanoska.

Ajo tha se po vjen koha për rishikime, për rishqyrtim të shumë vendimeve dhe zgjidhjeve. “Do të ketë përgjegjësi për ata që kanë kryer krime, por edhe për ata që është dashur t’i parandalojnë krimet”, shkruan Stojanoska. (koha.mk)

Të fundit