Në 76 vjetorin e lindjes së ish kreut të PDSH-së, Arbën Xhaferi, kreu aktual i PDSH-së përkujtoi tani më të ndjerin përmes një vizite te varrezat e qytetit. Thaçi tha se idetë dhe programet e përpiluara nga ish kryetari Arbën Xhaferi ende qëndrojnë me partinë e tij dhe jetësimi i këtyre ideve do të ishte nderë për të ndjerin.
Kryetar i PDSH-së me këtë rast, në pyetjet e gazetarëve se si do të rreshtohet PDSH-ja në këto zgjedhje parlamentare, ai u përgjigj se duhet t’i thuhet JO PUTINIT dhe RUSISË dhe të vazhdohet rruga për integrimin e Maqedonisë së Veriut në familjen e madhe Evropiane. Kryetar i PDSH-së përndryshe ende nuk e ka bërë të qartë definitivisht nëse do të garojë e vetme këto zgjedhje apo do të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor.TV KOHA