01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ka përfunduar skriningu për koronavirusin në kopshtin e fëmijëve në Kërçovë, të gjithë të punësuarit negativë

Kopshti i fëmijëve “Olga Miceska” në Kërçovë është ndër të parët në vend që arriti ta përfundojë testimin për koronavirusin te të gjithë 63 punonjësit që punojnë në tre objektet dhe të gjithë punonjësit janë negativ në testimin, informoi drejtori, Sadik Ahmeti.

Është kryer dezinfektim i plotë i objekteve, si dhe furnizimi i mjeteve për mirëmbajtjen e higjienës në kopshtin e fëmijëve.

Ahmeti shtoi se kur do që autoritetet të vendosin të hapin kopshtin e fëmijëve, ata janë plotësisht të përgatitur për t’i pranuar fëmijët në institucion.

Përndryshe këto ditë është kryer edhe dekorimi i oborrit me ndihmën e krijuesve dhe të palodhshmëve me ide, punonjësve të kopshtit “Olga Miceska” në Kërçovë.

Drejtori i kopshtit i ka falënderuar të gjithë prindërit dhe qytetarët nga Kërçova që indirekt kanë ndihmuar në rregullimin e oborrit të kopshtit. rz/ls/

Të fundit