Të tjera lajme

KA “STUDENTI” ME REZULTATE TË KËNAQSHME NË SEZONIN 2024

Klubi  atletikës “Studenti” edhe  në sezonin e 23 garues  ishte  në nivelin e duhur  në garat vendore dhe vazhdonin të mbetet  simbol i atletikës në Tetovë dhe rajonin e Pollogut.

 Garat e atletikës për sezonin 2024  kanë përfunduar në të gjitha kategoritë  dhe  tanimë Këshilli  drejtues i Federatës edhe zyrtarisht ka  publikuar tabelën e  të gjitha ekipeve  ku skuadra me suksesshme  ishte ekipi Delta nga Shkupi. Ndërsa në mesin e ekipeve me të suksesshme për vitin që po e lëmë pas është edhe klubi atletikës Studenti që këtë vit edhe pse nuk garoi me kapacitet të plot megjithatë  rezultatet janë të shkëlqyeshme duke  u bazuar edhe  në kushtet në cilat  veprojnë. Këtë për televizionin Koha e pohoi kryetari i klubit dhe trajneri Bexhet Toçi

Sa i përket rezultateve  jemi të kënaqur me punën  që kemi bërë, Kemi arritur rezultate të kënaqshme por jo në nivele ndërkombëtare, por në nivele kombëtare, kemi pasur kampionë, nën kampionë. Kemi qenë në nivele të kënaqshme sipas nivelit të atletëve  që kishim dhe  gjithë kjo na  ndihmoi që ne të renditemi në vendin e shtatë sivjet nga 36 klube ” deklaroi kryetari Bexhet Toçi

Në ekipin Studenti të gjithë garuesit kanë dhënë më të mirën nga vetja e tyre por megjithatë është dalluar atleti Aldin Ademi në disiplinat hedhjes së shtizës ashtu edhe në hedhjen e diskut dhe gjyles.

Të gjithë janë pë tu vlerësuar. Por më miri prej të gjithëve ka qenë Aldin Ademi i  cili ishte  kampionë hedhjen e shtizës, nën kampionë në hedhjen e diskut  dhe në vendin e tretë në hedhjen e gjyles. Pra është një atletë i gjithanshëm. Mandej mund të përmendim Suhejb Jakupin i cili në disiplinat me pengesa në 400 dhe  100 metra ka qenë kampionë, e kemi Valdrinin i cili është kampion dhe nën kampion në 400 dhe  100 metra me pengesa, Gjithashtu kemi edhe Elhame Zeqirin e cila është nën kampione dhe kampione në hedhjen e shtizës. Vlen për tu  përmendur edhe Blerton Ademi i cili ka qenë shumë i mirë në vrapime edhe pse s’ka marrë pjesë në të gjitha garat për shkaqe të ndryshme por është njëri ndër atletët me perspektivë në klubin tonë. Aty është Senad Ramadani ishte  standard dhe ka kontribuar mjaft nënë ekip” deklaroi kryetari Bexhet Toçi

 Duke  marrë para sysh se  kalendari për  vitin 2025 si në garat vendore  ashtu edhe në ato mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare  klubi i atletikës  Studenti  përgatitjet  do ti nisë menjëherë pas  festave  të fund vitit ku  pritet që në ekip të inkuadrohen edhe  atlet të ri  në të gjitha kategoritë dhe të gjitha moshat. Shaban Sinani/TV Koha

Të fundit