25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ka vendim për prishjen e Kryqit në Kodrën e Diellit

Për kryqin e vendosur pa leje në oborrin e manastirit “Shën Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit ka vendim për prishje, këtë e bënë të ditur sot nga Inspektorati Komunal i Tetovës. Por, nuk dihet ende kur do të prishet sepse nga ky institucion nuk dhanë informatë, shkruan Portalb.mk.

Shefi i Inspektoratit Komunal bëri me dije se tani më ka vendim për prishje të kryqit.

“Kryqi ka vendim për prishje, u është dërguar. Kur do prishet? Tani në Tetovë kemi afër 5 mijë objekte që kanë vendim për prishje, e shihni se punojmë edhe kur t’i vijë rendi”, tha Sulejmani.
Kryqi u instalua në muajin nëntor 2023 në manastirin “Shën Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit pa leje të Komunës së Tetovës dhe pa pëlqim të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Nga anëtarët e Këshillit të Manastirit të Kodrës së Diellit patën theksuar se leje nuk kanë kërkuar për kryqin ndërsa se bëhet fjalë për pajisje urbane për të cilën nuk kërkohet leje.

Vendosja e këtij kryqi shkaktoi përplasje dhe tensione midis partive politike në vend. Pati reagime edhe nga Bashkësia Fetare Islame e RMV-së.

Të fundit