22/07/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kamberi: Propozim/ligjin për nëpunësit administrativ është i dëmshëm, të tërhiqet neni diskriminues

Edhe pse kërkohen të njëjtat kushte për tu punësuar si dhe të kryhet puna e njëjtë, në propozim Ligjin për nëpunësit administrativ parashihet pagë më e lartë prej 10 mijë denarëve për nëpunësit administrativ në ministri dhe sekretariate për dallim me të nëpunësit e institucioneve të tjera publike. Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi kërkoi nga Qeveria dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë që të tërheq nenin i cili sipas tyre, është diskriminues dhe mund të sjellë pasoja.

“Nga këtu, dallimi në pagë është 200 pikë apo 16,000 denarë në bruto ose 10,000 denarë neto. Problemi i bërjes së dallimit mes këtyre dy grupeve të të punësuarve në ministri dhe sekretariate me të tjerët është ajo që nëpunësit shtetërorë punësohen dhe punojnë bazuar në kualifikimet e njëjta profesionale”, deklaroi Ismail Kamberi, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Sipas Kamberit, këto dispozita janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit si dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut dhe në qoftë se votohen, do të nxisin probleme shtesë.

“Këto dispozita në qoftë se votohen, mund të nxisin probleme gjatë punës në institucione, përkatësisht te administrata e cila merr pagë më të vogël. Këto probleme mund të ndërlidhen me uljen e motivimit për punë, uljen e efikasitetit të institucioneve ndërsa në afatgjatë ekziston rrezik të vendoset diskriminim strukturor te të gjitha institucionet”, tha Ismail Kamberi, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Propozimi ligji parasheh rritje pagash vetëm për rreth 5 mijë nëpunës administrativ. Sipas Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi është e padrejtë që një pjesë e nëpunësve të favorizohen, ndërsa të tjerët të nënvlerësohen. /Alsat.mk

Të fundit