17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhjet janë zgjidhje për VMRO DPMNE-në, Mickoski: Të vendosë populli se kujt i beson

Qytetarët mezi kalojnë muajin, të shqetësuar se si do ta kalojë dimrin, kurse krimi dhe korrupsioni janë në nivelin më të lartë, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Deri sa Maqedonia ka shumë probleme, ai ashtu, guximshëm vendos si komedian të më ofendojë mua dhe VMRO-DPMNE-në në paraqitjet publike.
Nëse është aq i guximshëm si prezantohet, ka mënyra se si ta manifestojë atë guxim, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe populli të vendosë a do t’u besojë shfaqjeve të tij si komedian ose realitetit të vështirë dhe të ashpër në Maqedoni”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja beson se opozita maqedonase, gjegjësisht Mickoski në bashkëpunim me Apasievin, dëshirojnë të bllokojnë eurointegrimin.

“Mickoski një ditë thotë se përkrah integrimin në BE, të nesërmen në Kuvend i bllokon të gjitha legjislacionet që kanë të bëjnë me BE-në. Mickoski është një njeri pa vizion, i cili së bashku me Apasiev dëshiron ta kthejë vendin në të kaluarën e errët të frikës, izolimit dhe ndarjeve të brendshme, por LSDM-ja dhe qytetarët nuk do ta lejojnë këtë”, thonë nga LSDM.

Pushteti nuk pranon assesi zgjedhje të parakohshme dhe vlerëson se është momenti kur fokusi duhet të jetë te procesi i negociatave. /Alsat.mk  Gazetare: Fatlume Dervishi

Të fundit