15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kapen kinezë dhe turq duke punuar në të zezë në RMV

MPB njoftoi se pesë punëtorë të huaj janë ndaluar në qytezën e Demir Kapisë në juglindje të vendit, ku punonin në kantier ndërtimi, por pa leje pune.

Ata janë gjobitur nga 200 euro dhe duhet të largohen nga vendi për shtatë ditë.

Sipas policisë ata janë kapur më datë 04.06.2024 në orën 12:30, derisa po kryheshin kontrolle në një kantier ndërtimi në fshatin Dren të Demir Kapisë.

Ndaj shtetasve turq dhe kinezë është parashtruar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ndërsa Gjykata Themelore e Negotinës ka shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe masë për kthim vullnetar në afat prej shtatë ditësh.

Të fundit