Inspektorë nga ekipet mobile të doganës Sektori për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga shtetas sllovak, gjatë hyrjes në VK Tabanovce kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi më të madhe të prekursorëve për prodhim droge.
Përkatësisht, me datë 10.12.2023 në vendkalimin kufitar Tabanovcë për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve me targa regjistrimi sllovak në hapsirën e bagazhit nga ana e inspektorëve doganor janë gjetur katërmbëdhjetë kanaçe metalike me gjithsej 126 litra prekursorë të drogës prej të cilave 10 kanaçe me logo TOLUEN LAKARSKY me peshë nga 9 litra secila dhe katër kanaçe me logo ACETON me peshë nga 9 litra. Pas ekspertizës së mallit, u konstatua se bëhet fjalë për prekursorë të cilat përdoren për prodhimin e disa llojeve të drogës si kokainë, heroinë dhe droga të llojit amfetamine.
Ndaj personit është ngritur kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike për kryerjen e veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” të dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal.