30/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami kërkon kompani private për menaxhimin e mbeturinave

Të punësuarit e NPK Tetovë janë duke marr rrogat e janarit nga 25 milion denarë që komuna e Tetovës I ofrojë ndihmë  financiare kësaj ndërmarrje pasi të punësuarit e kësaj ndërmarrje ishin mbi tre muaj pa marrë rrogë. Sipas kryetarit të komunës nëse ngelin nga këta mjete atëherë do të paguhet edhe rrogat e muajt shkurtë ndërsa tash një pjesë të pagesës do e bëj vetë ndërmarrja.

“ Tani më jemi në fazën e kompensimeve   të pagesës për të punësuarit me kontratë në vepër muajin janar edhe deri në limitin që është përcaktuar nga këshilli  do të shohim a do të përmbyllet janari edhe shkurti edhe  pas kësaj do të duhet ndërmarrja të servisoj  të gjithë pagesat e të punësuarve me kontratë në vepër.” tha Bilall Kasami – kryetar i Komunës Tetovës

Me 31 mars në seancën e këshillit pritet edhe të kalojë plani fizibilitetet për ndërmarrjen e NPK Tetovë , ndërsa pas kësaj ,  do të zgjidhet edhe kompani që do menaxhojë me mbeturinat.

“ Veç më janë procedurat formale për regjistrimin e ndërmarrjeve të reja njëra si ndërmarrje për ujë edhe kanalizim edhe tjetra si shoqëri tregtare për menazhim me mbeturinat  nga shkaku se menaxhimi me mbeturinat  veç më kemi studim fizibiliteti që veç është gati  edhe në këtë mbledhje të këshillit  me 31 mars do ta diskutojë edhe unë mendoj se do ta miratojë pas të cilës do të vazhdojnë procedurat e tenderimit edhe zgjedhjes së operatorit privat që do menaxhojë me mbeturinat në komunën e Tetovës me çka çështja e mbeturinave njëherë e përgjithmonë do zgjidhet në komunën e Tetovës.”  tha Kasami.

Sipas Kasamit deri më tani ka të interesuar kompani ndërkombëtare nga Zvicra, Anglia edhe kompani vendore që janë të interesuar të menaxhojnë me mbeturinat në Tetovë. Të punësuarit e NPK Tetovë kishte tre muaj pa marr rroga, ndërsa komuna e Tetovës i ndau 25 milion denarë si ndihmë financiare të shlyerjen e rrogave të punësuarve me kontratë, opozita këtë veprim e quajti si formë për të punësuar aktivistë partiak. Ndërsa NPK Tetova ishte ndërmarrja e vetme që rriti borxhin brenda vitit, kjo ndërmarrje kishte një borxh prej 9.7 milion eurosh, ndërsa në fund të vitit atë e rriti në 10.1 milion euro. TV KOHA

Të fundit