19/06/2024
20.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rruga e Vicës, në muajin prill fillon asfaltimi

Rreth 700 mijë euro do të kushtojë rruga nga fshati Sellcë deri në fshatin Vicë. Rruga duhet të fillojë të ndërtohet në fillim të muajit prill, ndërsa bëhet e ditur se do të ketë dy korsi dhe me infrastrukturë përcjellëse. Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili ditë më parë ka qëndruar për vizitë në fshatin Vicë ku ka realizuar takime me banorët, thotë se përveç infrastrukturës në qytet, komuna është e angazhuar që edhe fshatrat të kenë infrastrukturë të rregulluar. Në ndërkohë, rruga është një koofinancim mes disa kompanive private dhe komunës së Tetovës. Kasami, ka bërë të ditur se donatorë të këtij investimi janë tre kompani nga Tetova edhe atë  kompania Renova, Aki Invest dhe Bibaj. Nga komuna e Tetovës kanë thënë se kjo rrugë pritet të jetë me standarde evropiane dhe nuk do të ketë nevojë të intrervenohet edhe për shumë kohë në të ardhmen.“Bëhet fjalë për një rrugë rreth 7 kilometra, pra nga dalja e fshatit Sellcë e deri në fshatin Vicë, ka një gjërësi prej katër metra që do të shtrohet me asfalt, ndërsa tërë traseja e rrugës do të jetë 5 metra.Është paraparë që të bëhet edhe tamponimi i rrugës në disa pjesë, ku do të ketë nevojë.Krahas kësaj,  në projekt është paraparë që të ketë edhe rregullim të kanalizimit për ujrat atmoserikë” deklaroi Bilall Kasami, kryetar I komunës së Tetovës.Në seancën e rradhës së këshillit të komunës së Tetovës pritet që të pranohet donacioni edhe në mënyrë zyrtare.“Në koordinim me donatorët, shpresojmë që në fillim të muajit prill të fillojmë të ndërtojmë këtë rrugë, nga dalja e fshatit Sellcë deri në hyrje të fshatit Vicë”, sqaroi Kasami.Ndërkaq, nuk ka asnjë informacion se kur do të rregullohet infrsatruktura edhe brenda fshatit, e cila poashtu është mjaft e shkatërruar.Kjo rrugë është asfaltuar diku kah mesi i viteve 2006-2008, ndërsa që atëherë e këndej nuk është mirëmbajtur dhe është dëmtuar shumë. Në disa prej vizitave që ka bërë kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në këtë fshat ka theksuar nevojën që kjo rrugë sa më parë të rregullohet sepse ishte shkatërruar në shumë pjesë.Por, nga komuna e Tetovës ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion kur do të fillojë të rregullohet rruga nga qyteti I Tetovës për në fshatin Sellcë, e cila poashtu është shumë e dëmtuar. Vite më parë, ishte hapur një rrugë tjetër për në fshatin Sellcë, por e njejta në shumë vende është shëmbur. Pikërisht, hapja e re e rrugës së Sellcës, ka lënë në mëshirë të fatit rrugën e vjetër.TV KOHA

Të fundit