19/06/2024
20.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Kjo Qeveri nuk ka kapacitet ta realizojë Korridorin 8

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot deklaroi se Qeveria aktuale nuk ka kapacitet që t’i realizojë trasetë e paralajmëruara të autostradës nga Korridori 8, sepse pushteti, thotë, ka shumë projekte për rajonin e Tetovës që kanë mbetur vetëm paralajmërim.

Për mospjesëmarrjen e djeshme në ceremoninë për Korridorin 8, nuk është përgjigjur nëse Komuna ka pasur ftesë.

“Nuk do të marrim pjesë në kurrfarë promovimesh të dasmave pa dhëndrin dhe nusen, sepse e dimë që kjo Qeveri është e njohur për atë që bën dasma të tilla. Deri më tani vetëm në rajonin e Tetovës ka promovuar tre projekte që nuk janë askund. Së pari, fabrika për automjete elektrike që u promovua para zgjedhjeve, askush nuk e di se kur do të vendoset gurthemeli. Gjithashtu, nga vetë ish-kryeministri në Tetovë në fushatën zgjedhore u promovua investim prej 150 milionë euro. Edhe nga EKologu në pjesën e investimeve në objekte rezidenciale, spitalore e të tilla, vetë kryeministri Zaev e promovoi. Ish-ministri i Ekologjisë promovoi një investim për Kodrën e Diellit prej mbi 150.000.000 euro, shkoi ministri, shkoi investimi”, theksoi Bilall Kasami.
Ai tha se paralajmërimet e këtilla nga pushteti qendror janë për shkak të dështimit të tyre.

“Për ne si Lëvizja Besa është njëri ndër korridoret më të rëndësishme, Korridori 8, sepse ashtu siç është përfunduar Korridori 10 që e lidh jugun me veriun, edhe Korridori 8 është i rëndësishëm për lindje-perëndim, por kjo Qeveri nuk ka. kanë kapacitet për ta realizuar këtë, ndërsa e gjithë kjo që po bëhet, tashmë mediat ju publikoni çdo ditë se qëllimi është korruptiv dhe se nuk është qëllimi të realizohet një projekt i tillë kapital”, theksoi Kasami.

Kryetari i Tetovës tha se me pushtetin qendror Komuna e Tetovës nuk ka asnjë bashkëpunim në fushën e arsimit, me policinë, urbanizmin dhe kulturën dhe për këtë po vuajnë qytetarët.

Të fundit