24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ivanovska: Korridoreve do t’u japim rëndësi të veçantë për ta nxjerr në dritë të vërtetën

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, tha sot se tashmë ka marrë një pjesë të dokumentacionit të nevojshëm për rastin që kanë hapur në lidhje me projektin për korridoret 8 dhe 10d dhe se janë në pritje të një pjese tjetër të dokumentacionit.

Ivanovska theksoi se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë këtij rasti për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

“Ne kemi hapur një rast, jemi në proces të mbledhjes së të gjitha dokumenteve të nevojshme, një pjesë i kemi marrë, pjesa tjetër janë në pritje. Për shkak të specifikës së rastit, ky rast do të punohet nga një ekip këshilltarësh dhe anëtarësh të Komisionit, ndaj do t’i kushtojmë rëndësi dhe vëmendje të veçantë për të nxjerrë në dritë të vërtetën, ndërsa rezultatet do t’i shpallim në një takim publik”, tha Ivanovska në një konferencë për media.

Krahas Komisionit Kundër Korrupsionit, edhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke ndjekur informacionet në media lidhur me ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d, ka hapur rast me qëllim të kontrollimit të pretendimeve të dal në opinion.

Të fundit