27/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami-Klein: Lëvizja BESA në asnjë moment nuk do të rrezikojë procesin integrues

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në selinë qendrore në Shkup, priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Andras Klein.

Në takim siç thuhet është diskutuar për aktualitetin politik në vend si dhe për rikonstruimin e qeverisë, e cila nuk ka për qëllim procesin integrues, e as luftimin e krizës ekonomike, por vazhdimin e avazit të vjetër për të qeverisur me krim dhe korrupsion. Ambasadori Klein ka njoftuar kryetarin Bilall Kasami se së shpejti do të ketë një investim hungarez në Tetovë.

“Kryetari Kasami edhe njëherë është shprehur se Lëvizja BESA në asnjë moment nuk do të rrezikoj procesin integrues të vendit dhe se mbetet e përkushtuar që ndryshimet kushtetuese të ndodhin. Gjithashtu, ambasadori e falenderoj kryetarin Bilall Kasami për qëndrimin dinjitoz të Lëvizjes BESA në raport me integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike”, theksojnë nga Lëvizja BESA.

Të fundit