20/05/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besimi: Grant i BE-së në vlerë prej 80 milionë euro këtë javë duhet të mbërrijë në xhirollogarinë e buxhetit

Ministri Financave sot njoftoi se grant i BE-së në vlerë prej 80 milionë euro këtë javë duhet të mbërrijë në xhirollogarinë e buxhetit të Bankës Popullore.

Siç theksoi Besimi, paratë duhet të përdoren në mënyrë maksimale dhe efikase sepse bëhet fjalë për mjete të cilat, në praktikë, na i japin tatimpaguesit e BE-së.

“Ajo të cilën sot e prezantojmë është më shumë se para. Sot prezantuam diçka që nënkupton para të qytetarëve të BE-së, të tatimpaguesve të BE-së për ne. Detyrimi ynë është të dëshmojmë se ato mjete do të përdoren në mënyrë efikase dhe në maksimum për ata të cilët kanë më së shumti nevojë – masa për amvisëritë, veçanërisht qytetarët nga grupet e ndjeshme sociale, por edhe për biznesin – për më të prekurit në këtë periudhë”, tha Besimi në fjalimin e tij në ngjarjen me rastin e prezantimit të grantit.

Sipas tij, kjo është vazhdimësi e asaj që KE-ja e bëri në vitin 2020 kur vendit tonë i ishin ndarë 40 milionë euro mjete të pakthyeshme për rezistencë sociale – ekonomike dhe përballje me krizën e KOVID-it.

“Mbështetja vazhdon me edhe 100 milionë euro kredi nga Komisioni Evropian me kushte të favorshme. Me 100 milionët mbështeten politikat për konsolidim fiskal, rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë. Në mënyrë plotësuese, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, ka edhe 100 milionë euro për ekonominë, ligj i cili është në procedurë parlamentare”, përkujtoi Besimi.

Të fundit