19/06/2024
28.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Me Izet Mexhitin kemi komunikim të mirë, së shpejti formalizojmë bashkëpunimin!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thotë se ka bashkëpunim të mirë me Izet Mexhitin, i cili ditë më parë promovoi nismën për formimin e një lëvizjeje të re politike, shkruan gazeta LAJM. Kasami tha se bashkëpunimi mes partisë së tij dhe lëzivjes së Izet Mexhiti do të ndodh sapo të formolizohet nisma e Mexhitit.

“Ne jo vetëm që jemi të hapur, por vazhdojmë të punojmë intenzivisht për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare. Kemi një komunikim të mirë me Izet Mexhitin, besojmë që nga momenti i formalizimit të Lëvizjes së tij ne do të formalizojmë edhe bashkëpunimin. Më lejoni që të bëj thirrje edhe për të gjithë strukturat tjera, partitë tjera, për individ tjerë të pakënaqur nga partitë tjera, që t’i bashkangjiten kësaj lëvizje sepse përfundimisht ka ardhur koha që edhe të shqiptarët të bëhet rotacioni i pushtetit, siç ndodhi tek maqedonasit në vitin 2016”, u shpreh Kasami./Gazeta LAJM

Të fundit