23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit janë simbolika e trimërisë, e lirisë dhe e sakrificës sublime

Në organizim të Komunës së Tetovës mbrëmë me rastin e 25 vjetorit të luftës së lavdishme të Adem Jasharit, u mbajt “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” ku krahas shumë personaliteteve I pranishëm ishte edhe Lulzim Jashari djali I komandantit Adem Jashari.

“Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit janë simbolika e trimërisë, e lirisë dhe e sakrificës sublime, një epilog i një gjakimi të përhershëm lirie të familjes Jashari dhe gjithë familjeve të Kosovës. Janë fillimi i një epoke lirie për Kosovën që mishërohet me figurën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ngjarja në të cilën kujtojmë rezistencën e pashembullt të komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, është ngjarja më e rëndësishme në historinë e re të kombit shqiptar. Kjo ngjarje shënon fillimin e një epoke tjetër, epokës së organizimit të gjithëmbarshëm për çlirimin përfundimtar të Kosovës. Kjo ngjarje shënon një moment të ri në historinë e Kosovës, momentin e lirisë dhe pavarësisë.

Ne, sot, të gjithë përkulemi para lavdisë së komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, para gjithë të rënëve në altarin e lirisë. Ne, sot, me nderimet më të thella përkujtojmë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithë sakrificën sublime që i dha udhë lirisë së Kosovës. Komandanti Adem Jashari, familja Jashari janë vetë historia e dhimbshme dhe madhështore e Kosovës, janë ekzistenca e përhershme, kujtesa kolektive dhe horizonti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha ne fjalën e tij Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

Të fundit