27/05/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB pas vrasjes së dyfishtë në Shkup, kanë gjuajtur pesë persona, është gjetur një veturë e djegur në rrugën drejt Orizares së Epërme

Në SPB Shkup mbrëmë në orën 20:11 në SPB Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Samoillova” në Shkup pesë persona të veshur në rroba të zeza me maska me armë zjarri kanë gjuajtur drejt J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, dhe ndaj A.T. (34) nga Shkupi, i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për t’i ofruar ndihmës mjekësore.

Nga MPB sot paradite informuan se është njoftuar prokurori publik, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të të cilit trupat janë dërguar në autopsi.

“Rreth orës 20:30 ishte djegur vetura ‘audi a6’ në rrugën drejtë Orizares së Epërme. Pas urdhrave nga prokurori publik, janë zhvilluar biseda zyrtare me shumë persona dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete adekuate për zbardhjen e vrasjes”, bëjnë të ditur nga MPB.

Të fundit